Balla: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë shtetformues, gjuha shqipe nuk negociohet!
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me të rinj e të reja shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij Balla deklaroi se shqiptarët në këtë shtet fqinj janë kombësi shtetformuese dhe nuk janë minoritet etnik dhe se e drejta për shkollim dhe përdorim të gjuhës shqipe kudo ështe detyrim dhe nuk mund të negociohet. “Po jetojmë në një kohë që segmente të caktura edhe brenda nesh, shqiptarëve, të shtyra apo sponsorizuara nga aktorë jomiqësorë, po kultivojnë ndasi mes veti apo frymë antiamerikane dhe antisemite në hapsirën shqiptare. Marrëdhënia e shqiptarëve me SHBA është dhe duhet të mbetet e fortë. Respektimi i Marrëveshjes së Ohrit, është element thelbësor...
Burimi:
javanews.al