Balla nga Strasburgu: Shqipëria në fazën vendimtare drejt BE-së
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe bashkëkryetari i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian–Shqipëri, Taulant Balla, deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Në fjalën hapëse të mbledhjes së 21-të të KPSA-së, që po zhvillohet në Strasburg, Balla e cilësoi këtë një moment historik për rrugëtimin europian të vendit, duke theksuar se progresi i arritur gjatë muajve të fundit përbën një njohje të transformimeve të realizuara në fusha kyçe të integrimit. “Europa nuk është thjesht një destinacion për Shqipërinë. Europa për ne është standardi me të cilin masim transformimin e vendit tonë, ditë pas dite, reformë pas reforme, institucion pas institucioni”, u shpreh Balla. Ai tha se Shqipëria po pret përmbylljen e...
Burimi:
ntv.al