Balla: Komisioni i Jashtëm miraton projektrezolutën për integrimin
Socialisti, Taulant Balla, u shpreh se Komisioni i Jashtëm ka miratuar projekt-rezolutën për integrimin. Sipas Ballës, dokumenti i dakordësuar është ndër më të mirët që ka miratuar ndonjëherë komisioni parlamentar. Ai sqaroi se debati në Kuvend lidhet drejtpërdrejt me nenin 103/1 të rregullores, i cili parashikon që në përfundim të debatit të miratohet rezoluta. Për këtë arsye, Balla kërkoi që fillimisht të prezantohet dokumenti i komisionit dhe më pas të vijojë debati parlamentar. Kreu i grupit socialist falënderoi publikisht edhe përfaqësuesit e opozitës për bashkëpunimin gjatë diskutimeve. Në fund, Balla apeloi që konsensusi i arritur në komision të mos prishet gjatë seancës plenare. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv