Balla ironizon protestën: Ju thashë do përfundoni si ato dasmat e Saliut
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e fundit para Kryeministrisë. Duke iu referuar numrit të ulët të protestuesve në shesh, Balla e ka krahasuar situatën me tubimet e kryedemokratit Sali Berisha. Në një status në llogarinë e tij në “Facebook”, Balla shkruan: “Ju thashë do përfundoni si ato dasmat e Saliut. Flamingot fluturuan, nuk ndenjën me sorrat”, duke e shoqëruar postimin me një foto. Kujtojmë që protesta qytetare hyri sot në ditën e 49-të të saj, ndërsa po sot u mbajt edhe një Kuvend Kombëtar i protestuesve, ku pati edhe përplasje.
Burimi:
javanews.al