Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, ja çfarë u diskutua

Bajram Begaj takim me Shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, ja çfarë u diskutua

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot (12 maj), Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Major Sashko Lafchiski. Gjatë takimit, bashkëbisedimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të reja të sigurisë. Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s dhe theksoi se situata aktuale gjeopolitike kërkon rritje të investimeve në mbrojtje dhe siguri. Kreu i Shtetit nënvizoi gjithashtu rëndësinë strategjike të Korridorit të VIII për rajonin dhe Aleancën, duke kërkuar shtim të kontributeve në mbrojtjen kolektive dhe forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet vendeve aleate.