Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati Indrit Sefa theksoi se Partia Demokratike e urren protestën e nisur nga qytetarët, pasi ajo protestë nxjerr të dështuar opozitën. I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Sefa tha se Shqipëria është i vetmi vend ku opozita urren protestën dhe akuzon protestuesit më shumë se qeveria. “E urren protestën opozita sepse kjo protestë tregon që opozita ka dështuar. Vetëm në këtë vend ndodh që opozita urren protestën. Unë s’kam parë ndonjë vend tjetër që të akuzojë opozita protestuesit kundër qeverisë se sa vet qeveria. Vetëm këtu ndodh! Edi Rama do bëjë edhe një gjë shumë të mirë fare, me gjithë lobimin e fortë që ka te administrata Trump, t’ia heqë non gratën Berishës dhe të gjithë të biem rehat....