Avokati: Mbyllja e Veliajt në kafaz, e papranueshme! Prokurori Dado inat personal ndaj kryebashkiakut

Avokati: Mbyllja e Veliajt në kafaz, e papranueshme! Prokurori Dado inat personal ndaj kryebashkiakut

Avokati Klodian Reçi e ka cilësuar të papranueshme gjuhën e përdorur nga prokurori i posaçëm Ols Dado, ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, Reçi tha se që në nisje, procesi ndaj Veliajt ka qenë i paragjykuar. “Që në krye të herës, një proces penal jo vetëm që duhet të jetë i drejtë, por duhet të duket si i drejtë. Që në krye të herës këtu e kemi të paragjykuar çështjen. Përplasja ka qenë shumë e ashpër, sepse ka pasur pretendime që e kalojnë sferën e pozicionit të prokurorit dhe pozicionit të kryebashkiakut. Këtu bëhet fjalë për ushtrim të ndikimit të paligjshëm. Ky ka qenë pretendimi kryesor. Dhe kjo e kompromenton dhe e vendos në pikëpyetje procesin....