Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

Avokati i Popullit, Endri Shabani, prezantoi në Vlorë Raportin Vjetor për vitin 2025, ndërsa u shpreh se vizita kishte për qëllim dëgjimin e ankesave të qytetarëve. Sipas tij, shqetësimet kryesore në këtë qytet lidhen me çështjet e pronave dhe menaxhimin e tyre. “Pjesa më e lartë e ankesave që na ka ardhur nga Vlora për vitin e kaluar, se ne kemi nxjerrë raportin tonë vjetor, lidhet kryesisht me kadastrën, lidhet me të drejtën e pronës, lidhet me institucione të cilat në fakt prej 36 vitesh ende nuk po i japin dot drejtim të kësaj problematike”, u shpreh Shabani. Shabani u shpreh se Avokati i Popullit nuk mban qëndrim mbi kërkesat e protestuesve, por ndërhyn vetëm në rastet kur cenohen të drejtat e qytetarëve ose kur...