Avokati i Artur Shehut: Zvërneci është tokë e trashëguar, pronari ja shet kujtdo
Avokati i Artur Shehut, Kujtim Cakrani, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për çështjen e pronave në zonën e Zvërnecit. Pas daljes nga SPAK, Cakrani foli për mediat dhe deklaroi se paraqitja e tij lidhej me dosjen e Zvërnecit, ndërsa hodhi poshtë zërat për përfshirje të politikanëve në takimin e zhvilluar në Aruba. Sipas avokatit, udhëtimi në Aruba i Artur Shehut dhe personave të tjerë ishte i lidhur me çështje biznesi dhe nuk kishte karakter politik. “Çështja e Arubës për Artur Shehun është vetëm një fantazi. Artur Shehu i ka thirrur për të bërë biznes personat në Aruba. Nuk ka pasur politikanë në Aruba, atje mund të shkojë kushdo”, deklaroi Cakrani. Ai tha se në takim...
Burimi:
ntv.al