Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën
Avokati Idajet Beqiri thotë se një ndër organizatorët e protestave para Kryeministrisë, Gent Progni, i cili është arrestuar për dhunën ndaj deputetëve para Kuvendit, është takuar me Flamur Nokën në makinën e këtij të fundit. Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Progni ka qenë në makinën e Nokës, para se të shkonte në protestë, para hotel Rognerit. Beqiri deklaroi se një pjesë e protestuesve kryesorë paguhen nga PD. “Protesta lindi si një organizim i jashtëm, nga forca të caktuara, edhe shtetesh, të cilat nuk e duan Shqipërinë në BE, nuk duan që në Shqipëri të vijnë investime të mëdha. Saliu arriti që ta manipulojë protestën dhe e ka në dorë thuajse 100 përqind ai, e komandon ai....
Burimi:
javanews.al