Avokatët e huaj takojnë Veliajn/ Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Tre avokatë, mes të cilëve dy britanikë, Ben Brandon dhe Celia Marr, kanë takuar këtë të martë Erion Veliajn në ambientet e IEVP-së në Durrës. Takimi u bë i mundur vetëm sot pas miratimit dhe autorizimit nga ana e SPAK-ut. Sipas avokatit Ben Brandon, ky ishte kontakti i tyre i parë me klientin, ku u bë një rezyme e të gjithë procesit ligjor. Mbrojtja bëri me dije se do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut për të kundërshtuar masën e sigurisë “Arrest në Nga ana e tij, avokati Plarent Ndreca konfirmoi vendimin për dërgimin e dosjes në Strasburg dhe shprehu pritshmërinë që edhe avokatët amerikanë të marrin së shpejti lejen për kontakt. Ndreca bëri me dije se mbrojtja do të atakojë çështjen e akuzuesit anonim si...
Burimi:
ntv.al