“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

Athina ishte e përfshirë 100% në fillimet e protestave në Shqipëri. Këtë deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, koloneli Dritan Demiraj, i cili theksoi se kishte paralajmëruar protesta që në muajt e parë të vitit. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, për të cilin tha se gjendja e tij është e rënduar, Demiraj konfirmoi se Athina zyrtare ishte e përfshirë në protesta. “Në rast se analizoj me kujdes gjendjen emocionale, psikologjike e kryeministrit është tepër e rënduar. Nga njëra anë çdo deklaratë e tij apo e zëdhënësve të tij çdo ditë është e ndryshme. Pra nuk ka një një stabilitet të këtyre akuzave. Fillimisht e filloi me shërbimet greke me ndërhyrjen e Greqisë për të cilën jam 100% i sigurt...