‘Asnjë kandidat nuk konkurronte realisht me Berishën’, Starova: PD u ringrit falë tij pas krizës së brendshme

‘Asnjë kandidat nuk konkurronte realisht me Berishën’, Starova: PD u ringrit falë tij pas krizës së brendshme

Arjan Starova,  Kryetar i “Bashkimi Liberal Demokrat”, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, tha se zgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike përmes një forme referendare ishte një vendim i drejtë dhe në përputhje me realitetin politik brenda partisë. Sipas Starovës, Berisha mbetet figura më e fortë politike në PD, jo vetëm për shkak të përvojës dhe lidhjeve ndërkombëtare, por edhe për qëndresën që ka treguar në momentet më të vështira për demokratët. Ai kujtoi se disa vite më parë Partia Demokratike ndodhej në një situatë shumë të rëndë politike, që e cilësoi si “reanimacion”, sidomos pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar.  Sipas Starovës, ishte pikërisht Berisha ai që nisi procesin e ringritjes së partisë dhe rikthimit të saj...