“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryedemokrati Sali Berisha, në dalje nga SPAK, ku u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje, tha se po fshihen emrat e qeveritarëve që sipas tij janë të përfshirë në dosjen “Aruba”. Sipas kreut të PD Engjëll Agaçi, Ergys Agasi e të tjerë, përfliten se janë pjesë e dosjes “Aruba”. “Pra, nuk ka akt më të shëmtuar se për 130 milionë euro të mos ketë një zyrtar të lartë të prangosur, qoftë ai ministër, qoftë ai zëvendëskryeministër apo kryetar bashkie. Kjo është amnisti e krimit. Përveç kësaj, siç e shihni ju, a ka dëshmi më flagrante të përkatësisë partiake të këtij institucioni, i cili mban të fshehtë emra. Ose si Engjëll Agaçi, Ergys Agasi e të tjerë, të cilët përfliten se janë në dosjen Aruba...
Burimi:
opinion.al