Artikulli i përbashkët i Ramës dhe Vuçiç për integrimin, debat në Kuvend. Ministri Hoxha: Nuk dëmton Kosovën. Shehu i PD: Gabim strategjik
Artikulli i përbashkët i kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç në median gjermane lidhur me përjashtimin e procesit të integrimit të dy vendeve në BE, ka shkaktuar debat sot në Komisionin e Jashtëm. I thirrur në komision, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha tha se editoriali i përbashkët nuk interpretohet si aleancë e veçantë mes këtyre dy vendeve. Ai hodhi poshtë se artikulli i botuar ka dëmtuar Kosovën. Nga ana tjetër deputeti demokrat, Tritan Shehu u shpreh se artikulli i Shqipërisë dhe Serbisë kërkon një rrugë të ndërmjetme për t’u anëtarësuar në BE, gjë që Brukseli nuk e pranon. Debati Ferit Hoxha: Fakti që ky opinion është firmosur së bashku me të nuk duhet dhe nuk mund të interpretohet si tregues i ndonjë...
Burimi:
top-channel.tv