Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

Arsyet e ankthit të deputetëve të PD-së për “Portën e Alpeve”

Nga Ylli Pata Sot në Parlamentin shqiptar u zhvillua një nga polemikat më absurde që është parë prej kohësh në sallën e Kuvendit. Ndërsa në rendin e ditës ishte një projekt zhvillimi për veriun e vendit, ku një vend të rëndësishëm zë Shkodra, deputetët e PD-së nga ky qark, por jo vetëm, pasi iu bashkuan edhe disa prej figurave më agresive të opozitës pranë Sali Berishës, u vërsulën ndaj ministrit të Infrastrukturës, Enea Karakaçi, i cili po kërkonte mbështetje për këtë nisëm zhvillimore. Bëhet fjalë për projektin “Porta e Alpeve”, një draft që parashikon një marrëveshje kredie me dy nga institucionet më prestigjioze financiare të kontinentit: Bankën Europiane të Investimeve dhe KfW-në gjermane. Këto institucione mbështesin qeverinë shqiptare në një nismë të rëndësishme për investime...