“Arroganca e pushtetit të Edi Ramës…”/ Përdorimi i fëmijëve në punë, Xhixho: E patolerueshme

“Arroganca e pushtetit të Edi Ramës…”/ Përdorimi i fëmijëve në punë, Xhixho: E patolerueshme

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka reaguar pas denoncimeve për përdorimin e fëmijëve në punë të vështira, në kulmin e vapës. “Arroganca e pushtetit të Edi Ramës është aq e madhe sa ata që janë përkëdhelur prej tij arrijnë deri aty sa ta sfidojnë protestën duke i treguar si model shkeljen e ligjit, shkruan deputetja e PL duke denoncuar veprimet e Gjergj Lucës.. Postimi: I patolerueshëm dhe në shkelje të të gjitha ligjeve shfrytëzimi i fëmijëve në punë të vështira, në kulmin e vapës. Akoma edhe më i turpshëm përdorimi i tyre për propagandë dhe tërësisht i pavend krahasimi me të rinjtë protestues. Ligji shqiptar ndalon rreptësisht shfrytëzimin në punë të fëmijëve nën 16 vjeç. Por në Shqipëri, shkelja e ligjit është kthyer...