“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard”/ Rama denoncon PD dhe konfirmon takimin me Merz në konferencën ndërqeveritare: Do t’ju përshëndes nga Brukseli

“Arritën deri në pikën sa nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard”/ Rama denoncon PD dhe konfirmon takimin me Merz në konferencën ndërqeveritare: Do t’ju përshëndes nga Brukseli

Gjatë fjalës së tij në 35-vjetorin e themelimit të PS-së në Durrës, kryeministri Rama bëri të ditur se do të takohet me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Kryeministri do të takohet me kancelarin në kuadër të konferencës ndërqeveritare që do të zhvillohet ditën e nesërme në Bruksel mes Shqipërisë dhe BE-së, ku njoftoi se e pranishme do të jetë edhe Gjermania. Rama kritikoi gjithashtu edhe opozitën, duke rikujtuar protestat me molotovë dhe përdorimin e flamujve të Gjermanisë dhe Amerikës në bulevard. “Arritën deri në pikën që nxorën flamujt e Gjermanisë në bulevard. Kishim parë flamujt e Amerikës, kur thonin: ‘Amerika është me ne’. Këtej molotovët, këtej flamujt e Gjermanisë dhe mbushën dynjanë që Gjermania na ka ndëshkuar. Nesër në Bruksel janë të gjithë, është edhe Gjermania....