Arrestimi i protestuesve, Berisha:Të ndëshkohen ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë
Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar. Berisha u shpreh se duhet të ndëshkohen të gjithë ata që urdhëruan dhe ushtruan dhunë ndaj qytetarëve gjatë protestës para Kuvendit pak ditë më parë. “Java u karakterizua nga një dhunë, nga një egërsi çnjerëzore për të mos thënë edhe shtazore e Edi Ramës, Taulant Ballës dhe falangave të tyre ndaj protestuesve paqësorë. Para shqiptarëve, para gjithë botës u pa se si ndaj një grupi protestuesish paqësorë, falangat e narkopolicisë u vërsulën me brutalitet dhe tërbim të papërmbajtur. Me gaz lotsjellës të skaduar, me spraj speci të përdorur për arinjtë, me topa uji, me shqelma në kokë, me gurë. Me të gjitha mjetet, ndaj...
Burimi:
opinion.al