Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

Arrestimet e studentëve, ambasadori shqiptar: Udhëtuan nga Tirana për të mbështetur një kërkesë elementare

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Mejdani, ka reaguar sërish në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë atje të një dite më parë. Ajo u organizua për Gjuhën Shqipe pasi studentët kërkojnë të mbajnë provimin e jurisprudencës në shqip. Protestës iu bashkuan edhe studentë nga Tirana, të cilët udhëtuan drejt Shkupit për të mbështetur kërkesën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Mejdani thotë se të rinjtë nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë dinjitet, barazi dhe respekt për të drejtat themelore. Në një reagim në Facebokk, ai thotë se kur studentët ndalohen kjo prek vetë mirëkuptimin demokratik dhe frymën evropiane që synojmë të ndërtojmë si rajon. “Studentët shqiptarë nga Tirana udhëtuan drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut jo për përplasje, por për solidaritet qytetar dhe për të...