Armiku i jashtëm dhe i brendshëm dhe Rama si fosil i ri i komunizmit të vjetër!

Armiku i jashtëm dhe i brendshëm dhe Rama si fosil i ri i komunizmit të vjetër!

Nga Petrit Vasili Histeria e kërkimit të armiqve nga Rama dhe tufa që e rrethon është sa tragjike, aq edhe komike. Si njerëz të rëndomtë, të arsimuar pak dhe keq, me të vetmen dhunti të spikatur hajdutllëkun, Rama & Co. janë sot përballë një situate që kërkon mendim dhe reflektim të thellë politik, cilësi të cilat ata nuk i kanë pasur kurrë. Pragmatikë dhe ithtarë të idesë se po të kesh para, mban pushtetin dhe blen të tashmen e të ardhmen, si dhe blen edhe drejtësinë kur të duhet të përballesh me të, këta shpërdorues të pacipë të pushtetit ndodhen përballë një situate që nuk e imagjinonin kurrë. Sot Rama & Co. janë një kopje shumë e shëmtuar dhe dhimbshëm qesharake e Partisë së Punës...