Arkivoli në protestë, Balla: E sollën mbështetësit e PD! Berisha e ka bërë këtë akt të turpshëm 28 vite më parë me Azem Hajdarin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me arkivolin që u soll nga disa protestues gjatë ditës së 35-të të protestës në Tiranë. Pasi publikoi pamje nga protesta në rrjetet sociale, Balla pretendon se personat që sollën arkivolin janë mbështetës të Partisë Demokratike në Durrës, si edhe të një fraksioni brenda kësaj force politike. Në reagimin e tij, ai rikujton një ngjarje të 28 viteve më parë, duke thënë se Sali Berisha kishte sjellë arkivolin e Azem Hajdarit pranë Kryeministrisë. Balla shprehet se tallja me qefinin nuk përputhet me zakonet shqiptare dhe as me traditat fetare, qofshin ato islame apo të krishtera. Ai shton se do t’i jepte një përgjigje Sali Berishës, por, sipas tij, këtë nuk ia lejojnë...
Burimi:
javanews.al