Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe korrupsioni në drejtësi

Andoni: BE vlerëson “detyrat teknike” të Ramës, por Shqipërinë e fundosin dosjet stok dhe korrupsioni në drejtësi

Analisti Ben Andoni, i ftuar në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri dhe perspektivën e integrimit europian, duke theksuar se Brukseli vlerëson përparimin teknik të vendit, por mbetet kritik ndaj zbatimit të reformave dhe gjendjes së drejtësisë. Sipas Andonit, qeveria shqiptare ka kuptuar rëndësinë e burokracisë teknike që kërkon Bashkimi Evropian në procesin e integrimit. “Në atë që thotë BE, është burokracia teknike dhe Rama me stafin e tij e ka kuptuar këtë”, deklaroi ai. Megjithatë, ai paralajmëroi se situata e favorshme për Shqipërinë mund të mos zgjasë përgjithmonë, pasi Bashkimi Europian sheh me shqetësim realitetin e sistemit të drejtësisë në vend. “150 mijë dosje flenë në drejtësinë tonë dhe gjithë pesha e asaj që dëgjojmë janë gjyqet ndaj figurave politike. Janë qindra...