Analisti: Rezoluta PD-PS bie ndesh me deklaratat e Berishës

Analisti: Rezoluta PD-PS bie ndesh me deklaratat e Berishës

Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke ndalur theksin te marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe mazhorancës, si edhe te situata e brendshme në opozitë. Sipas Baçit, firmosja nga PD e rezolutës për integrimin evropian së bashku me Partinë Socialiste përbën një akt publik që bie në kundërshti me retorikën politike të kreut demokrat Sali Berisha. “PD firmosi rezolutë bashkë me PS. Ky është akti publik që u shfaq dhe shkon kundër retorikës që Berisha shfaq në deklaratat e tij kur thotë se me këtë qeveri nuk mund të integrohemi në BE”, u shpreh ai. Analisti theksoi se marrëveshjet mes opozitës dhe mazhorancës nuk janë problem në vetvete, por sipas tij çështja kryesore mbetet transparenca ndaj...