Analisti: Rama e kuptoi më shpejt leximin e protestës se opozita
Analisti Agim Baçi, i ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSH, komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te reagimi i kryeministrit Edi Rama ndaj pakënaqësive qytetare. Sipas Baçit, Rama nxitoi të përcaktonte se opozita e tij nuk është më Partia Demokratike, por vetë qytetarët. Analisti theksoi se kryeministri bëri një ndarje të qartë mes asaj që e konsideron “opozitë qytetare” dhe opozitës politike. “Kemi të bëjmë me një përcaktim se opozita jeni ju; nuk është më PD-ja. Pikërisht. Pra, nxitoi të bënte një ndarje. Domethënë, ne jemi në mënyrë paradoksale në një situatë ku leximin e bulevardit e bën më shpejt Rama. Po tregon se po e bën më shpejt Rama sesa opozita, e cila duhej ta kishte bërë...
Burimi:
javanews.al