Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec
Analisti Arben Meçe tha gjatë fjalës së tij, se në protestat e zhvilluara në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, ka pasur shumë njerëz të ardhur me autobusë nga Greqia, por edhe shumë greqisht-folës që janë me pasaporta greke dhe që jetojnë në Shqipëri. Teksa vlerësoi projektin që pritet të ndërtohet, Meçe tha se para nisjes së valës së këtyre protestave, nuk ka pasur pretendime apo padi gjyqësore për pronën ku do të ndërtohet resorti. Ai shtoi se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve që kundërshtojnë ndërtimin e resortit në Zvërnec, i shërbejnë interesave të caktuara. “Pyetja që ne kemi bërë gjatë gjithë debatit është ‘çfarë kërkohet në këtë protestë?’. Sepse në këtë protestë unë shoh unë shoh parrulla ‘Trump ka largohu nga Shqipëria’, ‘poshtë islamizmi’, ‘nuk...
Burimi:
javanews.al