Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë
Nga Uran Ferizi Në një darkë zyrtare së fundmi, një zonjë aristokrate angleze më pyeti për përvojën time në Britaninë e Madhe. I thashë se e kisha dashur vendin që nga momenti kur mbërrita nga Shqipëria, në moshën 17-vjeçare. Pastaj bëra një pauzë dhe shtova me pak humor: “si klandestin”. Prisja që biseda të merrte fund aty. Por përkundrazi, sytë e saj u ndriçuan. “Sa e mrekullueshme! Vëllai im u largua nga Anglia për në Kanada 45 vjet më parë. Edhe ai si klandestin. Çfarë aventure!” Unë mbërrita në Britani i fshehur në një kamion nga Belgjika, pasi kisha kaluar më parë nga Italia, ku kisha arritur me anije. Katër vitet e para punova në një restorant dhe në Sainsbury’s, përpara se, krejt papritur, të...
Burimi:
javanews.al