Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

Analisti Lorenc Vangjeli ka vlerësuar figurën e kandidatit për ambasador të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, duke e cilësuar si “një kostum të prerë dhe të qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria”. I ftuar në emisionin “Trialog”, Vangjeli u ndal tek profili dhe karriera e Wendt, duke theksuar se një nga detajet më domethënëse në jetëshkrimin e tij është fakti që ka qenë pjesë e Beretave të Gjelbra, një nga njësitë më elitare të ushtrisë amerikane. “Ka pasur një pritje për ambasadorin e ri dhe për konfirmimin e tij në detyrë. Në jetëshkrimin e ambasadorit të ardhshëm më bën përshtypje një detaj: ka qenë pjesë e Beretave të Gjelbra. Është një familje ushtaraku; edhe i biri edhe dhëndri janë...