Alibeaj: Të gjithë rreth Berishës kanë rënë dakord që PD të rrudhet. Gara ishte test për besnikët

Alibeaj: Të gjithë rreth Berishës kanë rënë dakord që PD të rrudhet. Gara ishte test për besnikët

Ish-deputet i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se rreth Sali Berishës ka një konsensus të plotë për ta mbajtur PD-në të mbyllur dhe të rrudhur, duke e kthyer atë në një strukturë besnikësh të verbër, indiferente ndaj disidencës dhe pakënaqësisë që lind nga humbjet elektorale. Sipas Alibeajt, arsyeja reale e ekzistencës së partive politike është qeverisja, jo pushteti. Megjithatë, në rastin e PD-së aktuale, kjo logjikë është braktisur. Partia është vendosur në një “shtrat bashkëpunimi, marrëveshjesh dhe pazarish me pushtetin”. Prova më e fundit, tha ai, ishte votimi i rezolutës që iu desh Edi Ramës. “Një parti e mbyllur, një parti e rrudhur, rrethuar nga besnikë, indiferente ndaj çfarëdo lloj disidence të vogël që mund të lindë...