Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

Enkelejd Alibeaj, nga “Djathtas 1912”, deklaroi se Edi Rama do të donte që protesta qytetare të ishte e dhunshme. “Kam përshtypjen që Rama do të donte ta kishte protestën e dhunshme. Për faktin sepse në sytë e njerëzve do të krijonte paralelizmin e dhunës së protestave të partive politike. Nga ana e protestuesve, e udhës do të ishte që të mund të shmangeshin aq sa është e mundshme episodet e dhunës. Nëqoftëse policia shkon, provokon dhe i godet, dy duar për një kokë janë. Sovranit i justifikohet gjithçka dhe për mua do të ishte më e mira që të bëhej maksimumi që të mund të shmangeshin edhe këto provokime, edhe ky kurth. Është një lloj kurthi që dëshiron të krijojë Rama. Po ta vini re,...