“Albin Kurti ndihmoi Berishën”/ Beqiri: PD shfrytëzoi protestën, shqiptarët e kuptuan dhe e braktisën

“Albin Kurti ndihmoi Berishën”/ Beqiri: PD shfrytëzoi protestën, shqiptarët e kuptuan dhe e braktisën

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet politike dhe protestat për Zvërnecin, duke deklaruar se, sipas tij, Shqipëria ndodhet në një fazë ndryshimi dhe se qytetarët kanë kuptuar drejtimin politik të vendit. Beqiri u shpreh se një figurë që punon, është reformator dhe sjell zhvillim, investime dhe kapital në vend, nuk mund të vendoset në të njëjtin plan me persona që ai i cilësoi si përgjegjës për probleme të së kaluarës. Sipas avokatit, ish-kryeministri Berisha ka shfrytëzuar protestën për qëllime politike, ndërsa përmendi edhe rolin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se i ka dhënë mbështetje Berishës. “ Rama ka sjellë çdo aspekt të jetë së sotme, një Shqipëri të re dhe në 14 korrik mbyll tre kapitujt e parë, një njeri që punon...