‘Albanian Files’/ Arkitekti kilian zbulon si funksionon sulltanati i Ramës: Më mori në telefon për një kullë

‘Albanian Files’/ Arkitekti kilian zbulon si funksionon sulltanati i Ramës: Më mori në telefon për një kullë

Libri ‘Albanian Files’ është një aktakuzë e plotë dhe e detajuar për të gjitha krimet e Edi Ramës në vendin tonë. Arkitektët rrëfejnë me fjalët e tyre se si funksionon sulltanati i Edi Ramës, ku gjithçka vendoset me një telefonatë. Në mbi 750 faqe të librit gjen detaje nga më tronditëset. Kështu, një arkitekt nga Kili, pjesë e studios Elemental, tregon se Edi Rama vendos personalisht për gjithçka. Kjo studio nisi të punojë në Shqipëri në vitin 2024 sepse Edi Rama e mori personalisht në telefon arkitektin kryesor të studios. “Benedetta Tagliabue më dërgoi një mesazh duke më pyetur nëse isha dakord që numri im i kontaktit t'i jepej kryeministrit të Shqipërisë. Unë i thashë: sigurisht. Pesë minuta më vonë më kontaktoi vetë kryeministri, duke...