Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim
Ditën e sotme, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka thirrur një tryezë me institucionet e drejtësisë. Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e medias. Burimet bëjnë me dije se në fokus të diskutimeve do të jetë zbatimi i Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë, si edhe një prej problematikave më të mëdha me të cilat përballet aktualisht sistemi gjyqësor: backlogu, ose stoku i dosjeve të pashqyrtuara. Ndonëse ekspertët pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) kanë hartuar dhe shpërndarë një udhëzues për zbatimin e ndërmjetësimit në gjykata, ende nuk është gjetur një zgjidhje efektive për uljen e stokut të çështjeve. Burimet i thanë gazetares Anila Hoxha se diskutimi për backlogun do të jetë ndër pikat kryesore të rendit...
Burimi:
javanews.al