Akuzat e Marjana Koçekut për Bajrat, Hasani: Kushdo që ndihet i kërcënuar t’i drejtohet Policisë, jo Instagramit

Akuzat e Marjana Koçekut për Bajrat, Hasani: Kushdo që ndihet i kërcënuar t’i drejtohet Policisë, jo Instagramit

Mungesa e deputetes Marjana Koçeku në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme nuk e la jashtë vëmendjes çështjen e deklaratave të saj lidhur me kërcënimet që pretendon se ka marrë nga grupi kriminal i Bajrave. Tema u ngrit gjatë mbledhjes nga deputetja e opozitës Albana Vokshi, e cila kërkoi reagim institucional për rastin. Për herë të parë nga mazhoranca reagoi kryetari i Komisionit, Igli Hasani, i cili theksoi se çdo person që ndihet i kërcënuar duhet t’u drejtohet menjëherë organeve ligjzbatuese. “Zonja Vokshi, të gjithë deputetët e këtij Parlamenti kanë ardhur përmes votës së lirë. Këtu nuk ka përfaqësues të krimit. Rezultatet kanë qenë të qarta dhe procesi ka qenë transparent. Kushdo që ndihet e kërcënuar, kushdo që ka indicie duhet t’i drejtohet organeve,...