Akuzat e Berishës në Kuvend për skemën e fermerëve, Braçe: Fjalët që thuhen këtu duhet të kenë edhe logjikë
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Erion Braçe, replikoi akuzat e kryedemokratit Sali Berisha për skemën e fermerëve. “Fjalët që thuhen këtu duhet të kenë edhe logjikë. Është gjëja më e mirë që duhet të funksionojë në Parlament”, tha ai me ironi. Megjithatë, kaloi pa nxitim te ngjarja tragjike e Durrësit. “Dy familje përcollën pa kthim shpirtin e tyre. Kush ka fëmijë e di fare mirë se çfarë do të thotë të përcjellësh shpirtin tënd. Një i treti ishte në betejë për jetën, e tani me një traumë mbi të gjitha emocionale e mentale. Një krim, vrasje me dashje për mua dhe asnjëherë aksident apo shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor. Një ngjarje e përsëritur!” Sa i takon publikimit të pamjeve bruto të aksidentit nga...
Burimi:
javanews.al