Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

Aktori Gaz Paja në mbështetje të kryebashkiakut, ndjek nga afër seancën ndaj Veliajt

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, është paraqitur pranë Gjykatës Administrative për të ndjekur nga afër seancën e Erion Veliajt. Paja ishte i pranishëm edhe gjatë seancës së kaluar në shenjë mbështetjeje ndaj kryebashkiakut. Ndërkohë nën masa të posaçme sigurie, Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Administrative për seancën e radhës lidhur me padinë që ka ngritur ndaj prokurorit Ols Dado. Në duar, Veliaj mbante në duar librin me titull “Mbi durimin e të urtit” të Seneca-s.