Aksidenti tragjik në Durrës, Balla: PS propozon masa parandaluese ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm
Në seancën e kësaj të enjteje, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e diskutimit për çështjen e Kodit Rrugor, për të shqyrtuar dhe për të pasur më shumë kohë. Nisur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë, Balla nënvizoi se 2 deputetë të PS, kanë depozituar disa amendamente, për marrjen e masave parandaluese ndaj drejtuesve të mjeteve të papërgjegjshëm “Nisur nga diskutimet që bëmë ditën e hënë, nga të dyja krahët e kësaj salle, të cilët me të drejtë iu referuan ngjarjes së rëndë që ndodhi ditën e diel në Durrës, deputetë të PS kanë propozuar disa amandamente të cilët kanë në fokus masa parandaluese ndaj drejtuesve të papërgjegjshëm dhe në këtë këndvështrim që edhe...
Burimi:
top-channel.tv