Aksidenti tragjik me 1 viktimë dhe disa të plagosur/ Koçiu: Ngushëllimet më të sinqerta…
Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, ka reaguar në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Ajo i ka shprehur ngushëllime familjes së shoferit që ndërroi jetë, teksa i uron shërim të shpejtë të lënduarve. “Tronditës lajmi për aksidentin tragjik në autostradën Tiranë – Durrës. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës për këtë humbje të madhe. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë🙏, me shpresën që ta kalojnë sa më parë këtë sfidë të vështirë dhe të rikthehen shëndoshë e mirë pranë më të dashurve të tyre”, shkruan Koçiu.
Burimi:
ntv.al