‘Ai shesh është bërë burim frymëzimi’, Merko: Kërkesa është vetëm një: dorëheqja e Ramës
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, aktivistja Ekleva Merko u shpreh se rezistenca 62-ditore e qytetarëve në shesh është kthyer në një mesazh të fortë politik dhe një burim frymëzimi për shqiptarët në të gjithë vendin. Ajo theksoi se kërkesa e protestës mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Merko deklaroi se pakënaqësia qytetare u pa edhe në revoltën e zhvilluar në Poliçan, ku morën pjesë edhe qytetarë që kanë qenë votues të Partisë Socialiste. Ajo kritikoi qëndrimin e kryeministrit Rama se dëgjon vetëm 800 mijë votuesit e tij, duke thënë se ai duhet të japë llogari për të gjithë shqiptarët, përfshirë taksapaguesit që kërkojnë shërbime më cilësore në arsim, shëndetësi dhe institucionet publike. Pjesë nga intervista: Prioriteti më i madh...
Burimi:
syri.net