Agron Shehaj: Protesta nuk ndalet deri në largimin e Ramës

Agron Shehaj: Protesta nuk ndalet deri në largimin e Ramës

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar duke e quajtur të papranueshme sjelljen e deputetëve dhe ministrave socialistë që janë larguar nga ambientet e Parlamentit sot ndërsa protestuesit dhunoheshin ‘në mënyrë barbare’ që të hapnin rrugën e kalimit për automjetet e zyrtarëve. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se ministrat dhe deputetët duhet të japin përgjigje për padrejtësitë që kanë bërë në kurriz të popullit shqiptar, i cili prej më shumë se 1 muaj kërkon dorëheqjen e kësaj qeverie. “Duhet të dalin para popullit të mbajnë përgjegjësi se si i kanë vjedhur ata, se si ua kanë bërë jetën të pamundur në Shqipëri dhe nuk mund të mendojnë se nëpërmjet policisë mund të ndalin protestën dhe mund të vazhdojnë të qëndrojnë...