Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, që të mos i thosha autokratit se ka vjedhur shqiptarët

Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, që të mos i thosha autokratit se ka vjedhur shqiptarët

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se përjashtimi i tij nga Kuvendi me dhunë duke përdorur Gardën, është urdhëruar nga Taulant Balla për të mos përsëritur skenat në Kuvend, ku Shehaj akuzoi Ramën si autokrat “që ka vjedhur shqiptarët”. Shehaj tha se po sulmohet nga mazhoranca me pretendime absurde, që nuk i beson askush, në një tentativë për ta bërë pis. Biseda në studio  Ylli Rakipi: Zoti Shehaj jeni përplasur me Gardën dhe nuk ju kanë lënë të hyni në Kuvend. Jeni sulmuar shumë nga pushteti këto kohë, për një vilë tuajën që e keni shitur. Ju sulmon më shumë Balla, ndoshta politikani më i “ndershëm” i shfaqur në Shqipëri në këto 35 vite dhe më i ndershmi që ka parë ky vend në...