Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Abdixhiku: U dakorduam për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se organet drejtuese të LDK-së janë dakorduar për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Deklarata e Abdixhikut erdhi pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie, ku është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor. Sipas tij, LDK-ja do ta thërrasë këtë të shtunë Këshillin e Përgjithshëm të partisë, ku pritet të formalizohen vendimet që lidhen me procesin zgjedhor dhe me marrëveshjen për garim të përbashkët. “Me votim në këtë trup, u dakorduam që këtë të shtunë të thërrasim Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për t’i finalizuar të gjitha çështjet që lidhen me pjesën përgatitore...