A është madhësia e bashkisë kriteri vendimtar? Çfarë na mëson përvoja evropiane dhe çfarë tregojnë të dhënat shqiptare
Nga Agron Haxhimali -Asnjë bashki me mbi 50.000 banorë nuk propozohet për shkrirje. -Asnjë bashki që është qendër qarku nuk preket nga reforma. Debati për reformën administrativo-territoriale në Shqipëri është përqendruar kryesisht te numri i bashkive që do të mbeten. Shpesh krijohet përshtypja se sa më e madhe të jetë një bashki, aq më efikase do të jetë. Megjithatë, përvoja evropiane dhe vetë të dhënat e projektit të reformës tregojnë se realiteti është shumë më kompleks. Sipas European Local Government Report 2025, një bashki në Bashkimin Evropian ka mesatarisht 22.455 banorë. Por kjo mesatare nuk përfaqëson një standard apo model të detyrueshëm. Përkundrazi, Evropa karakterizohet nga modele shumë të ndryshme të organizimit territorial. Në njërin ekstrem qëndrojnë vende si Çekia, Franca dhe Sllovakia, ku një...
Burimi:
javanews.al