A do të miratohet sot IBAR-i për Shqipërinë? Në Bruksel flitet për optimizëm
Prej rreth një ore në Bruksel është mbledhur grupi i punës i njohur si COELA, ku po diskutohet për raportin IBAR, për Shqipërinë. Në një lidhje live për News24, gazetari Ergus Gjençaj raportoi se në Bruksel flitet për një përparim sa i përket pikave të rëndësishme që përbëjnë këtë raport. “Flitet dhe për një optimizëm të kujdesshëm për finalizimin e IBAR-it në mbledhjen e sotme. Presim të shohim në fund të këtij takimi nëse do të kemi vërtet miratimin e IBAR për Shqipërinë apo jo.”, tha gazetari. Teksa të gjitha opsionet janë në tavolinë, nëse ndodh që raporti të miratohet, dosja e Shqipërisë, do t’i kalojë një grupi tjetër më politik, që përbëhet nga ambasadorë të vendeve të BE. “Thelbësore është miratimi i IBAR në...
Burimi:
javanews.al