83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re
Me 83 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar sot projektligjin e ri për Policinë e Shtetit. Në një postim në Facebook menjëherë pas votimit, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari tha se amendimet e reja e forcojnë institucionin, pa prekur parimet mbi të cilat është ndërtuar. Sipas Lamallari, parashikohet një organizim më i thjeshtë dhe funksional i Policisë së Shtetit, me zinxhir komandimi më të qartë dhe vendimmarrje më të shpejtë. Ndryshimet rikthejnë gjithashtu lidhjen mes gradës dhe funksionit drejtues, duke e bazuar karrierën në meritë dhe eksperiencë. Ministri theksoi se ligji i ri synon t’i japë fund vakancave të zgjatura në drejtim, përmes shmangies së proceseve burokratike, si dhe parashikon rregulla më të drejta për administrimin e burimeve njerëzore, transferimet dhe...
Burimi:
javanews.al