82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë
Në Varrezat Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer, Bashkia Konispol dhe Shoqata Çamëria organizuan aktivitetin përkujtimor me rastin e 82-vjetorit të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ceremonia mblodhi bashkë përfaqësues të institucioneve, komunitetit çam dhe qytetarë të shumtë, duke e kthyer këtë ditë në një moment reflektimi dhe bashkimi kombëtar. Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe rrugëtimin e gjatë të komunitetit çam për të mbajtur gjallë çështjen e tyre. Në fjalën e tij Ardit Bido, tha se u deshën dekada të tëra që shteti shqiptar të arrinte të shpallte 27 qershorin si ditën e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Ai kujtoi se pas 45 viteve nga martirizimi i mbi 3000 shqiptarëve në eksodin biblik nga...
Burimi:
javanews.al