“800 mijë njerëz kanë bërë marrëveshje me mua”/ Rama krahason projektin në Zvërnec me investimin në Tivat: E kam paralajmëruar edhe në fushatë

“800 mijë njerëz kanë bërë marrëveshje me mua”/ Rama krahason projektin në Zvërnec me investimin në Tivat: E kam paralajmëruar edhe në fushatë

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të premte një bashkëbisedim me banorët në Zvërnec. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se projekti nuk ka ardhur papritur, por ka qenë pjesë e vizionit të qeverisë, të cilën sipas tij e ka theksuar edhe gjatë fushatës. Kryeministri solli shembullin e Tivatit në Mal të Zi, i cili sipas tij dikur ishte një nga zonat më të pazhvilluara të vendit fqinj, ndërsa sot është kthyer në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike dhe kontribuuesin më të madh në të ardhurat nga taksat. Kryeministri kundërshtoi gjithashtu pretendimet se investime të tilla favorizojnë vetëm investitorët e huaj, duke argumentuar se përfitimet shpërndahen në të gjithë zinxhirin ekonomik. Sipas Ramës, ndikimi ekonomik i një resorti shkon përtej investimit fillestar. Rama:...