6 vatra zjarri të ndezura qëllimisht, Lamallari: Drejtësia të shkojë deri në fund ndaj zjarrvënësve
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas arrestimit në flagrancë të një 62-vjeçari në Mirditë, i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Lamallari tha se Policia e Shtetit po ndjek çdo rast të zjarrvënieve dhe kërkoi që drejtësia të zbatojë ligjin ndaj personave përgjegjës. “Drejtësia të ndëshkojë zjarrvënësit e arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit, qytetarët t’i raportojnë ata në mbrojtje të jetës së tyre dhe efektivëve në terren!”, u shpreh ministri. Ai iu referua rastit të Mirditës, ku një 62-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se kishte ndezur 6 vatra zjarri dhe kishte precedentë të mëparshëm për zjarrvënie. “Ne po ndjekim çdo zjarrvënës dhe do të kërkojmë me këmbëngulje që ligji të zbatohet me forcën e plotë ndaj tyre. Drejtësia duhet t’i shkojë deri...
Burimi:
javanews.al