56 ditë protestë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët nuk ndalen: Rama jepe dorëheqjen
Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe këtë të shtunë, duke shënuar ditën e 56-të radhazi të mobilizimit kundër qeverisë. Mijëra qytetarë janë mbledhur në Sheshin "Skënderbej", nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur thirrje kundër qeverisë, ndërsa para Kryeministrisë kanë vijuar tubimin me fjalime dhe denoncime lidhur me situatën politike në vend. Mes pankartave dhe flamujve kombëtarë, pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për largimin e Ramës nga detyra dhe kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë deri në realizimin e objektivit të tyre.
Burimi:
syri.net