5 ditë nga gara e 23 majit, Salianji ankimon përjashtimin nga gara për kreun e PD

5 ditë nga gara e 23 majit, Salianji ankimon përjashtimin nga gara për kreun e PD

ervin salianji-dokumenti TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ankimuar këtë të hënë zyrtarisht përjashtimin e tij nga gara për kryetar të PD-së. Në ankimin drejtuar kryesisë së PD dhe Komisionit të Apelimit, Ervin Salianji kundërshton vendimin e Partisë Demokratike, që e përjashtoi nga zgjedhjet për kreun e kësaj force politike. Salianji kërkon që të shpallet i pavlefshëm vendimin për përjshtimin nga gara. Në shkresën e tij, Salianji thotë se kandidatura e tij është penguar në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se dokumentacioni i dorëzuar fizikisht, me postë dhe email, nuk është marrë në shqyrtim nga strukturat e PD-së. Gjithashtu, ish-deputeti kërkon edhe konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit për përjashtimin e tij si anëtar Kryesie. Ai kërkon që t'i vihen në dispozicion vendimi që e përjashton atë si...